Uzina ruse e prodhimit të automobilave “AvtoVAZ” («АвтоВАЗ») kremton 45-vjetorine vet.

Ditëlindje e saj quhet data kur u nënshkrua vendimi i qeverisë sovjetike për ndërtimin e saj me pjesëmarrjen e kompanisë italiane “FIAT”. Ndërmarrja filloi aktivitetin e vet në vitin 1970 dhe që nga ajo kohë ka prodhuar më shumë se 26 mijë automobila.

0Për nder të ditëlindjes së “AvtoVAZ” në Moskë u hap një ekspozitë speciale. Vizitorët e saj mund të shikojnë fotografi arkivore dhe bashkëkohore si dhe videokronikën e jetës së uzinës. Po në këtë ekspozitë janë paraqitur edhe prodhimet më të reja të këtij viti - automobilat “Lada Granta” dhe “Lada Largus”.