Zyrtarët e Rusisë dhe Iranit po përfundojnë negociatat në lidhje me afatet e vënies në funksionim të elektrostacionit atomik iranian “Busher”, njoftoi Zëvendës ministri i jashtëm i Republikës Islamike Mohammad Mehdi Ahunzade.

Një javë më parë një burim në MPJ të vendit njoftoi se punimet në elektrostacionin atomik “Busher” po shkojnë sipas grafikut të përcaktuar dhe se ai do të vihet në funksionim në verë të këtij viti.

0Elektrostacionin atomik “Busher” filluan ta ndërtojnë firmat e Republikës Federale Gjermane, kurse specialistët rusë po e përfundojnë tashmë objektin. Në Moskë mendojnë se lançimi i “Busher” do të bëhet kontribut në forcimin e regjimit të mospërhapjes bërthamore me respektimin e të drejtës së shteteve për shfrytëzimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore.