Ceremonia e martesës së tretë të ish-muzikantit të grupit të famshëm "The Beatles" Sir Paul McCartney me biznesmenen amerikane Nancy Shevell do të jetë modeste dhe do të zhvillohet në Londër, njofton gazeta britanike “The Daily Telegraph”.

Më 6 maj Paul McCartney i dhuroi të fejuarës së vet, sipërmarrëses së divorcuar 51-vjeçare nga Nju Jorku, unazën antikuare të martesës të firmës “Cartier” me vlerë 650.000 $. Dy muaj pas fejesës u bë e ditur se Sir Paul McCartney dhe Nancy Shevell do të martohen në Londër dhe pastaj do të nisen për në Nju Jork.

0Paul McCartney ka qenë i martuar 2 herë. Gruaja e parë e tij vdiq nga kanceri, kurse me të dytën, ish-modelen Heather Mills ai u divorcua.