Pozitat e euros do të dobësohen vërtet, por për kurrfarë falimentimi të monedhës, po ashtu si dhe për defoult të zonës së euros në tërësi, as që mund të bëhet fare fjalë. Kështu e komentojnë ekspertët deklaratën e Krye-ekomomistit të Royal Bank of Scotland, i cili parashikon “vdekjen klinike” të monedhës unike evropiane. Shkaku kryesor i kësaj, sipas mendimit të tij, janë veprimet joefektive, ndërsa më shpesh mosfunksionimi, dështimi i rregullatorëve Evropianë.

Me mendimin e tij pajtohet plotësisht edhe ekonomisti i filialit (degës) londineze të “VTB-Capital” («ВТБ-Капитал») Neil McKinnon. Në intervistën e vet dhënë Radiokompanisë “Zëri i Rusisë” ai vuri në dukje si vijon: “- Në fakt, për gjithë atë që ndodhi duhen fajësuar plotësisht qeveritë evropane. Për vite të tëra me radhë ato nuk kanë mundur të menaxhojnë ashtu siç duhet shpenzimet shtetërore (publike). Kjo ka të bëjë, në veçanti, me Greqinë. Autoritetet e vendeve aktualisht problematike duhet të fajësojnë në radhë të parë veten e tyre dhe jo t’ia hedhin gjithë përgjegjësinë e fajin, për shembull, agjencive të ratings. Për këtë shkak është krijuar një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme, kur tregjet janë të çorientuar, të hutuar dhe fort të shqetësuar nga default i mundur. Pikërisht për këtë arsye shumë analistë bëjnë parashikime të tilla pesimiste - se bashkimi monetar tashmë po përjeton periudhën e gjysmë-shpërbërjes së vet”, - thotë Neil McKinnon.

Nervozizmi i përgjithshëm që mbizotëron në treg gjeneron shpjegimet më të pabesueshme të shkaqeve të asaj që po ndodh. Dikush i quaj parashikimet pesimiste spekullime, ndërsa dikush tjetër pjesë të komplotit, tregon për “Zërin e Rusisë” Krye-ekonomisti i kompanisë së menaxhimit “Finam Management” («Финам Менеджмент») Aleksandër Osin: “- Tani po përpiqen të ftohin vrullin e yryshin e spekullatorëve. Po zhvillohet puna qëllim-synuese e strukturave shtetërore dhe bankat po i nënshtrohen vullnetit të tyre. Po të njëjtën gjë ne dëgjojmë edhe nga agjencitë e vlerësimit, kur ato ulin ratings. Me këtë ato përpiqen të nxisin, të stimulojnë autoritetet evropiane me qëllim që ato të konsolidojnë sa më shpejt përpjekjet e tyre. Ky gjithashtu është element i strukturave rregullatore, por tashmë në nivel ndërkombëtar. Skocia është pjesë   e Britanisë së Madhe, aleates së SHBA, prandaj këtu evidentohet qartë ndërlidhuria politike. Sepse në fund të fundit SHBA dhe FMN gjithmonë kanë dalë në mbrojtje të idesë se strukturat evropiane duhet të mbështesin më aktivisht tregun e vet. Ndërsa dobësimi i euros gjithashtu është i dobishëm, sidomos në situatën kur duhet të zgjidhet problemi me borxhet, kur duhet realizuar monetizimi i huave.

0Mbi faktin, se situata me euron dhe krizën e zonës së euros në tërësi nuk është aspak e thjeshtë, e njëkuptimshme, flasin në mënyrë mëse evidente treguesit e Gjermanisë. Gjatë periudhës së krizës ajo përfitoi një vëllim të ardhurash prej 20 miliardë euro për llogari të zvogëlimit të kostos së rifinancimit të obligacioneve të veta. Të dhëna të tilla bën publike analisti kryesor i bankës gjermane Bremer Landesbank Volker Helmeyer. Në tërësi analistët janë unanimë në mendimin se  prirjet ushqyese të disfatizmit nuk janë aspak të justifikuara. Përkundrazi, pas kapërcimit të krizës bashkimi do të forcohet. Shumë gjëra do të bëhen të qarta ditën e enjte. Më 21 korrik do të mbahet samiti i jashtëzakoshëm i BE, i cili destinohet të përcaktojë qasjen strategjike për daljen nga situata e mbarsur me krizë.

Polina Çernica