Në Kirgistan aktualisht lindi një deficit mjaft i mprehtë i benzinës së cilësisë më të lartë. Në pikat e furnizimit me karburant të kompanisë “GazpromNeftAzia”, e cila kontrollon pjesën më të madhe të tregut të materialeve të djegshme dhe lubrifikante në vend, vepron regjimi i kufizuar i shitjes së karburanit deri në 10 litra për person. Kurse në pikat e furnizimet me karburant të kompanive të tjera benzina shitet me çmime ireale, tejet të fryra.

0Qeveria e Republikës i bëri thirrje shitësve të lëndëve djegëse për të ulur çmimet e rritura në mënyrë të paarsyeshme të karburantit, kurse më pas bile dhe u kërcënua me vendosjen e rregullimit shtetëror të kostos së nënprodukteve të naftës. Mungesa e benzinës u shkaktua nga aplikimi prej Rusisë i kërkesave të rrepta teknike ndaj cilësisë së produktit.