Siç njofton Agjencia RIA Lajmet, ushtarakët iranianë rrëzuan në rajonin e uzinës së pasurimit të uraniumit “Fordu” një aparat fluturues të papilotuar amerikan.

Mediat që dhanë këtë informacion referohen tek fjalët e anëtarit të Komitetit parlamentar të Iranit për Sigurinë Kombëtare Ali Aghazadeh Dafsari, i cili vuri në dukje se aeroplani i papilotuar po kryente fluturime mbi qytetin Kom (Qom) për mbledhjen e informacionit zbulues.

0Perëndimi akuzon Iranin për përpunimin e armës bërthamore nën maskimin me programin e zhvillimit të energjetikës atomike për qëllime paqësore. Teherani deklaron se programi i tij bërthamor ka për qëllim plotësimin e nevojave të vendit me energji elektrike.