Të martën u bë e ditur se 6 pasagjerë, të cilët konsideroheshin si të humbur pa lënë gjurmë pas katastrofës që ndodhi me anijen “Bullgaria në ujërat e Vollgës, në fakt janë gjallë, njoftoi Shefja e shërbimit për shtyp të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Tartarstanit Irina Njizhelskaja.

Sipas fjalëve të saj, familjarët e 6 pasagjerëve, të cilët më parë patën deklaruar në lidhje me zhdukjen e tyre pas fundosjes së anijes, u drejtuan në Ministrinë e Brendshme republikane dhe njoftuan se të afërmit e tyre të humbur u gjetën.

0Në këtë mënyrë numri i pasagjerëve të humbur pa lënë gjurmë u reduktua deri në 9 veta.