Qeveria e Federatës Ruse ka caktuar më tepër se 5 milionë $ për ngritjen në sipërfaqe të anijes “Bulgaria”, e cila u fundos më 10 korrik në ujërat e Vollgës, në rezervuarin Kuibyshev (në Republikën eTartarstanit).

0Në bordin e saj ndodheshin 208 pasagjerë. U arrit të shpëtohen vetëm 79 prej tyre. Tani anija ndodhet në thellësinë 22 metra rreth 3 kilometra larg bregut. Ekipet e shpëtimit po zhvillojnë operacionin për ngritjen e saj në sipërfaqe.