Atletja ruse, 2-herë kampione olimpike në kërcimin me shkop, Elena Isindayeva do të marrë pjesë në turneun DN Galan - etapa e 11 e “Diamond League”, e cila do të zhvillohet më 29 korrik në Stokholm.

0Fundjavën e kaluar Elena Isindayeva fitoi turneun në Belgjikë me rezultatin 4 metra e 60 centimetra. Për të kjo ishte gara e parë nën qiell të hapur që nga shtatori i vitit 2009.