Rusia dhe Britania e Madhe po dalin në një nivel të ri të bashkëpunimit ushtarak, njoftoi Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë Nikollai Makarov pas përfundimit të negociatave me homologun e vet britanik David Richards. Në veçanti, janë planifikuar veprimet e përbashkëta për normalitimin e situatës në Lindjen e Mesme dhe në Afganistan.

0Nga ana e vet David Richards vuri në dukje se ndihma e Rusisë në Afganistan është e paçmueshme, “meqenëse ajo e njeh më mirë se kushdo tjetër këtë vend”.