Ukraina filloi modernizimin e sistemit të vet të transportimit të gazit. Starti iu dha sot fazës së parë të rikonstruktimit me kosto mbi 500 milionë $ në prani të kryeministrit të Ukrainës si dhe përfaqësuesve të “Gazprom”, kompanive evropiane të gazit, Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bankës Botërore.

0Në Kiev deklarojnë se modernizimi i sistemit të transportimit të gazit destinohet për ti provuar Rusisë aftësinë konkurruese të itinerarit ukrainas të transportit të gazit. Ukraina është tejet e shqetësuar se mund të humbasë statusin e tranzitores kryesore të gazit rus në vendet e BE në lidhje me ndërtimin e gazsjellësve të rinj “Nord Stream” (“Rryma Veriore”) dhe “South Stream” (“Rryma Jugore”).