Shuttle amerikan “Atlantis” për të fundit herë u shkëput nga Stacioni Kozmik Ndërkombëtar. Në Tokë ai planifikohet të mbërrijë më 21 korrik. Dhe pas kësaj do të niset jo më në bazën e NASA-s, por në muze. Ky fluturim i tij do të përfundojë epokën e “anijeve transportuese” në historinë e kozmonautikës amerikane dhe botërore.

Fluturimi i parë i shuttle u realizua në vitin 1981. Kjo ishte anija “Columbia”. Më pas u konstruktuan edhe katër të tjera: “Challenger”, “Discovery”, “Atlantis” dhe “Endeavour”. Ato kanë nxjerrë në orbitë astronautët, kanë transportuar mallra, kanë marrë pjesë në ndërtimin e  Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) dhe mirëmbajtjen e tij. Përkatësisht karakteristikave të veta shuttle është një makinë unikale, e cila ka luajtur një rol jashtëzakonisht të madh në historinë e eksplorimit të kozmosit (kozmonautikë), tregon Drejtori i postës së pilotëve-kozmonautë Boris Esin: “- Shuttles janë marrë jo vetëm me nxjerrjen e objekteve me përmasa të mëdha në orbitë. Për një punë të tillë është e aftë edhe anija jonë “Proton”, ajo gjithashtu është në gjendje të transportojë deri në 15-20 tonë ngarkesa. Ndërsa ta kthente mbrapsht ngarkesën në Tokë ishte i aftë vetëm shuttle. Këto anije kanë kthyer satelitë, kanë riparuar tri herë teleskopin e famshëm “Hubble”. Duke folur për krijimin e SKN, duhet thënë, se segmentet ruse ne i keni çuar vetë atje, kurse modulet evropiane dhe japoneze mund ti transportonte vetëm shuttle. Ai, në kuptimin e plotë të fjalës, ka siguruar ndërtimin e Stacionit Kozmik Ndërkombëtar. Pa shuttles krijimi i tij në formatin aktualisht ekzistues do të ishte i pamundur”, - tha Boris Esin.

Në vitin 2006 shpenzimet për mirëmbajtjen e parkut të anijeve transportuese kozmike amerikane arritën në 160 miliardë $, ndërsa kostoja mesatare e një fluturimi të shuttle - 1.3 miliardë $. Në lidhje me këtë fakt NASA vendosi ta përfundojë programin “Space Shuttle”. Segmenti amerikan mbaroi së ndërtuari, ndërsa projekte të mëdha që kërkojnë domosdoshmërisht kapacitetin unikal transportues të shuttle SHBA nuk kanë. Pikërisht kjo është dhe arsyeja që amerikanët vendosën të pezullojnë shfrytëzimin e tyre.

“Atlantis” u bë anija e parë transportuese kozmike, e cila u ankorua me stacionin orbital sovjetik “Mir”. Vitin e kaluar pikërisht “Atlantis” çoi në SKN modulin kërkimor “Passvet» («Рассвет» - “Agimi”). Kontributi i shuttle në zhvillimin e bashkëpunimit dypalësh është jashtëzakonisht i madh, sqaroi Këshilltari i presidentit të Korporatës Raketoro-Kozmike “Energjia” Aleksandër Aleksandrov: “- Pas “Apolon-Sojuz” ky ishte kontakti i parë dhe takimi në orbitë i shuttle me Stacionin tonë orbital “Mir”. Kjo na lejoi ne, në radhë të parë, në vitet 90 të ruajmë mundësinë e shfrytëzimit të “Mir” dhe të mbështesim programet kombëtare”, - tha Aleksandër Aleksandrov.

0Amerikanët tashmë deklaruan se në një të ardhme të afërt shuttles do të zëvendësohen nga aparate të tjera. Por deri në momentin e dukjes së tyre e gjithë barra për dërgimin e astronautëve dhe kozmonautëve në orbitë do të bjerë mbi Rusinë.

Anastasia Pershkina