Irani filloi instalimin në objektet e veta të pasurimit të uraniumit të centrifugave super të shpejta dhe informoi në mënyrë të detajuar për këtë Agjencinë Ndërkombëtare për Energjinë Atomike (ANEA). Për këtë deklaroi në Teheran zëdhënësi i MPJ të vendit. Diplomati tha se aktiviteti paqësor bërthamor i Iranit po realizohet në përputhje të rreptë me legjislacionin ndërkombëtar.

0Muajin e kaluar Kreu i Organizatës për Energjinë Atomike të Iranit deklaroi, se Teherani planifikon të trefishojë sasinë e uraniumit të pasuruar deri në nivelin 20%.