Anija shkencore ruse “Mikhail Somov” u nis sonte natën nga porti i Arkhangelsk-ut (në Detin e Bardhë) për në Arktik. Një prej qëllimeve të saj është dërgimi i mallrave në stacionet polare të vendosura përgjatë rrugës detare të Veriut.

0Në bordin e anijes “Mikhail Somov” janë edhe shkencëtarët që do të merren   gjatë lundrimit me studimin e shelfit kontinental të Rusisë. Ekspertët po mbledhin prova të asaj, se kreshta nënujore Lomonosov në Oqeanin e Ngrirë të Veriut është vazhdim i platformës kontinentale Siberiane. Në qoftë se kjo do të konfirmohet, atëhere Rusia do të mund të pretendojë për përfshirjen në zonën e aktivitetit të saj ekonomik të një rajoni të gjerë në Aktik shumë të pasur me rezerva nafte dhe gazi.