Autoritetet e Republikës së Sudanit të Jugut (Southern Sudan), e cila më 2 korrik fitoi zyrtarisht pavarësinë e vet nga autoritetet veriore në Kartum, vunë në qarkullim monedhën e vet – paund i Sudanit të Jugut.

0Siç deklaruan përfaqësuesit e Bankës Qendore të vendit, kartmonedhat tashmë kanë filluar të përdoren në kryeqytetin e Sudanit të Jugut - Xhuba (Juba), por kalimi i plotë tek përdorimi i monedhës së re do të marrë disa muaj.