Ekuipazhi i shuttle amerikan “Atlantis” i dha lamtumirën ekuipazhit të Stacionit Kozmik Ndërkombëtar (SKN) dhe po përgatitet për tu kthyer në Tokë. Sot anija do të niset për fluturimin e vet të fundit, i cili do të zgjasë pak më shumë se dy ditë. Ulja e saj është caktuar për 21 korrikun.

0Ekuipazhi i “Atlantis” ndodhet që prej 11 ditësh në orbitë, tetë prej tyre shuttle ka qenë i ankoruar në SKN.