Detajet e raketave i vodhën nga treni i ngarkuar me municione në Rumani, kur makinistët po shisnin në mënyrë të paligjshme karburantin. Për këtë njoftoi sot Agjencia rumune Agerpres. Fjalë bëhet mbi vjedhjen e 4 arkave nga treni me municioni që po ndiqte rrugën për në Bullgari.

0Të dielën me deklaratën mbi grabitjen e trenit, që po transportonte municione, doli MPB e Rumanisë. Autoritetet deklarojnë, se janë vjedhur detonatorët e predhave të vjetra për sistemet e hapjes së zjarrit me breshëri “Grad”, të cilat po transportoheshin për përpunim në qytetin bullgar Sopot.