Piratët kapën në brigjet e Nigerisë çisternën greke “Aegean Star”, njoftoi zëdhënësi i rojes bregdetare greke. Sipas fjalëve të ij, aktualisht në bordin e çisternës ndodhen 20 anëtarë të ekuipazhit dhe 10 piratë. Tani për tani nuk ka asnjë informacion mbi gjendjen e ekuipazhit.

0Çisterna, e cila po lundronte nga Gana për në Benin, u sulmua më 16 korrik, por për këtë u bë e ditur vetëm të hënën, më 18 korrik. Kapiteni, ndihmësi i parë dhe i dytë i tij janë grekë, kurse shtetësia e anëtarëve të tjerë të ekuipazhit mbetet e panjohur.