Në ishujt Kurile të Lindjes së Largët të Federatës Ruse - Iturup, Urup dhe Simushir - do të instalohen sisteme të automatizuara të monitorimit të cunameve.

0Ekspedita për zgjedhjen e vendeve të përshtatshme të instalimit të sistemeve i është ngarkuar anijes kërkimore shkencore ruse “Mirazh” dhe do të zgjasë rreth 2 javë. Për herë të fundit cunami goditi ishujt në vitin 1952. Atëhere dallga 20 metra e lartë fshiu nga faqja e dheut qytetin Severo-Kurilsk, i cili ndodhej në ishullin Paramushir, dhe mori jetët e më shumë se 2 mijë banorëve të tij.