Operacioni për ngritjen në sipërfaqe të anijes së fundosur “Bullgaria”, i cili ishte planifikuar të fillonte të hënën në mëngjes, u shty për arsye teknike. Puna për nivelimin e korpusit të anijes komplikohet për shkak se “Bullgaria” është zhytur pjesërisht në llumin e lumit dhe dukshëmria në fundin e tij është praktikisht zero.   

0Anija dykatëshe me motor për pasagjerë “Bullgaria” u fundos më 10 korrik në ujërat e Vollgës. Në bordin e saj ndodheshin 208 veta, arritën të shpëtojnë vetëm 79. Mbytja e anijes “Bullgaria” u bë katastrofa më e madhe në historikun e flotës lumore të Rusisë për  këto 30 vitet e fundit.