Zgjerimi i bashkëpunimit në sferën e gazit, hyrja e Rusisë në OBT, perspektivat e përfundimit të Traktatit mbi sigurinë evropiane - këto janë temat kryesore të samitit ruso-gjerman që do të zhvillohet në Hannover.

Presidenti Dimitri Medvediev dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel më 19 korrik do të zhvillojnë raundin e 13 të konsultimeve ndërshtetërore. Ata do të shqyrtojnë gjithë spektrin e marrëdhënieve dypalëshe. Po atë ditë Presidenti rus do të takohet me sipërmarrësit e dy vendeve dhe do të marrë pjesë në punën e forumit të shoqërisë civile “Dialogu Peterburgas”.

Ky forum konsiderohet si një nga gjeneratorët kryesor të ideve. Tema e takimit të së nesërmes është “Qytetarët, shoqëria dhe shteti - partneritet në çështjen e modernizimit”. Në të do të diskutohen jo vetëm çështjet tradicionale të politikës, ekonomisë, shkencës dhe shëndetësisë. Për herë të parë do të zhvillohen diskutimet mbi ruajtjen e burimeve natyrore dhe integrimit të migrantëve në shoqëri.

Perspektivat e BE në samitin në Hannover do të shqyrtohen në ndërlidhuri të ngushtë me zhvillimin e bashkëpunimit ruso-gjerman në sferën e investimeve. Vitin e kaluar ekonomia ruse ka marrë 10.4 miliardë $ investime gjermane, kurse vëllimi i investimeve ruse në RFGJ në vitin 2010 përbëri 4.7 miliardë dollarë. Moska dhe Berlini janë përqëndruar në thelimin e kooperimit industrial dhe teknologjik, gjë kjo që i përgjigjet plotësisht detyrave për modernizimin e ekonomisë që shtrohen aktualisht përpara Rusisë. Në veçanti, po realizohen me shumë sukses projektet e përbashkëta në sfera të tilla premtuese si efikasiteti në energjetikë dhe kursimi i energjisë elektrike, në degët e industrisë së teknologjive të larta, duke përfshirë këtu edhe industrinë e makinandërtimit, prodhimit të ilaçeve dhe pajisjeve mjekësore.

Prioritet në bisedimet në Hannover do ti jepet zgjerimit të bashkëpunimit në sferën e gazit. Gjermania vazhdon të mbetet një nga blerëset më të mëdha të gazit natyror rus - 39 miliardë metra kub gaz gjatë vitit të kaluar. Gjermania është tej mase e interesuar për rritjen e vëllimeve të këtyre furnizimeve - veçanërisht në dritën e vendimit të saj për pezullimin e plotë të industrisë energjetike bërthamore deri në vitin 2022.

0Gjithashtu në fokus të bisedimeve ruso-gjermane do të jenë edhe çështjet e sigurisë evropiane, përfshirë edhe krijimin e sistemit të mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë, aktiviteti i  Këshillit NATO-Rusi, zhvillimi i situatës në Afrikën e  Veriut, një sërë problemesh rajonale, midis të tjerash edhe rregullimi paqësor i konfliktit në Lindjen e Mesme dhe programi bërthamor iranian.

Vladimir Fedoruk