Qeveritë e 17 vendeve të zonës së euros po shqyrtojnë mundësinë e vendosjes së një takse të veçantë bankare për ingranimin e organizatave private kredidhënëse të Evropës në procesin e shpëtimit të Greqisë. Taksa e re do të përfshijë edhe bankat që nuk punojnë drejtpërsëdrejti me Greqinë.

Në këtë mënyrë planifikohet tërheqja e organizatave huadhënëse private në blerjen e bonove shtetërore greke.

0Greqia ndodhet aktualisht në një situatë tejet të vështirë ekonomike. Pavarësisht nga asistenca e BE-së dhe FMN-së që nga viti 2002 ajo nuk është në gjendje për të kryer një shërbim të pavarur të borxheve të veta.