Rusia ia hyri punës për ndërtimin e elektrostacionit atomik të tipit të ri. Blloku i parë i energjisë, puna e të cilit do të bazohet në neutronet e shpejtë me ftohës plumbi-bismuti (СВБР-100), do të instalohet në qarkun Ulianovsk (rajoni i Vollgës).

Reaktorët me neutronë të shpejtë konsiderohen si më të sigurtë. Instalimet eksperimentale me neutrone të shpejtë u dukën që në vitet 50 të shekullit të kaluar, por studimet u ndërprenë për arsye financiare. Në botë ekziston vetëm një elektrostacion atomik me reaktor të shpejtë energjie. Ky është centrali bërthamor rus “Bellojarsk” në qarkun Sverdllosk (në Ural), i cili ka dy blloqe (reaktorë) të tillë. Njëri prej tyre ka punuar me shumë sukses tashmë mbi 30 vjet. Ndërsa tipari kryesor i reaktorit të shpejtë të energjisë të elektrostacionit atomik të Ulianovskut (СВБР-100) është ftohësi prej aliazhi plumbi-bismuti, i cili nuk nuk çliron hidrogjen, gjë kjo që përjashton plotësisht mundësinë e shpërthimeve kimike. Ndërsa veçoria e konstruksionit është e tillë, që në rast të ndonjë avarie (aksidenti) është krejtësisht e pamundur rrjedhja e lëndëve radioaktive. Pikërisht me reaktorë të tillë energjie janë të pajisura anijet nëndetëse ruse, ku shfrytëzohen izotopet e elementëve të rëndë - uraniumit-238 dhe toriumit-232. Përveç të tjerash, instalimet që punojnë me neutrone të shpejtë lejojnë kursimin e ndjeshëm të karburantit, tregoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Kryeinxhinieri i Laboratorit të fizikës së neutroneve të Institutit rus të Studimeve Bërthamore Aleksandër Vinogradov: “- Kjo është teknologji e testuar që prej disa dekadash. Po ai central bërthamor “Bellojarsk” funksionon tashmë që prej shumë kohësh. Në instalime të tilla mund të shfrytëzohet në mënyrë më efektive i ashtuquajturi cikël bërthamor. Me fjalë të tjera, përdoren në mënyrë më efikase rezervat e lëndëve djegëse. Në këtë kuptim, përdorimi i reaktorëve të shpejtë të energjisë është shumë më tërheqës, atraktiv”, - tha Aleksandër Vinogradov.

Afati i shfrytëzimit të blloqeve të energjisë të tipit të elektrostacionit atomik të Ulianovsk-ut është 60 vjet. Ato mund të ndërtohen praktikisht në çfarëdo lloj kushtesh mjedisore. Dhe ndërtimi i tyre do të marrë më pak se 4 vjet. Me kalimin e kohës reaktorët e rinj do të zëvendësojnë reaktorët e vjetër në të gjitha centralet bërthamore. E vetmja e metë e tyre është kapaciteti jo fort i lartë. Elektrostacioni atomik i Ulianovsk-ut do ti shërbejë vetëm konsumatorëve të qarkut.

0Në momentet aktuale në Dimitrograd, rajonin e ndërtimit të ardhshëm, specialistët po zhvillojnë studimet gjeologjike. Puna përgatitore do të përfundojë vitin e ardhshëm, ndërsa lançimi i reaktorit të parë të energjisë është planifikuar për në vitin 2018.

Aleksandra Zaharova