Njësia e astronautëve të National Aeronautics and Space Administration (NASA) do të shpërbëhet. Siç njofton Associated Press, pas përfundimit të programit të fluturimeve të pilotuara të shuttles për NASA-n nuk është e nevojshme mbajtja e një stafi të madh astronautësh. Numri i tyre do të reduktohet më tepër se dyfish.

Siç mendojnë në këtë Organizatë, 60 veta janë plotësisht të mjaftueshëm për sigurimin e fluturimeve për në Stacionin Kozmik Ndërkombëtar (SKN).

Aktualisht vetëm Rusia zhvillon mbi bazë të vazhdueshme lëshime të anijeve kozmike me ekuipazh në bord.