Kancelarja gjermane Angela Merkel nuk është aspak dakort me konstatimet se monedha unike evropiane po përjeton aktualisht periudhë krize. Ky konfirmim, sipas mendimit të saj, mund të jetë me vend në lidhje me disa shtete të veçanta, por jo me monedhën e përbashkët evropiane.

“Krizë të euros nuk ka, - deklaroi ajo në intervistën dhënë kanalit televiziv ARD. - Ne po punojmë për ti siguruar euros pozitat e monedhës së qëndrueshme”.

0 Euro është pjesë e identitetit evropian, mendon Angela Merkel.