Bashkësia ndërkombëtare po shpreh shqetësim mjaft serioz në lidhje me faktin e përhapjes së shpejtë të infeksionit misterioz të zorrëve (intestinal), shkakun e shpërthimit të të cilit mjekët nuk po munden ta identifikojnë dot deri tani. Aktualisht, sipas të dhënave të Institutit gjerman “Robert Koch”, prej tij kanë gjetur vdekjen tashmë 51 veta dhe janë prekur 4.258 të tjerë.

Në momentet aktuale shumica e viktimave të infeksionit agresiv janë banorë të Gjermanisë. Konfuzioni, hutimi i infeksionistëve, të cilët nuk mundën të identifikojnë dot deri tani burimin e infeksionit, tremb jo vetëm banorët e Evropës, por dhe të mbarë botës.

Tani po verifikohet versioni, sipas të cilit infeksioni është sjellë nga jashtë në Gjermani. Për këtë dëshmon në mënyrë të tërthortë vendi i fillimit të epidemisë - zona veriore e vendit. Atje ndodhen portet e mëdha më kryesore të Hamburg-ut, Bremen-it dhe Rostock-ut, ku vijnë fillimisht produktet e importuara. Këtë supozim e konfirmon edhe rasti që pati vend në Francë, ku në kampin e rinisë, në të cilin rrisnin filiza bimësh nga farërat, u sëmurën rreth 15 veta. Pas kësaj u bënë publike llojet e filizave të bimëve që provokuan këtë infeksion. Shumë shpejt u bë krahasimi me situatën gjermane dhe u zbulua një lloj tërfili që ishte i pranishëm në të dyja rastet. Me anë të rrugës së identifikimit të burimeve u gjetën farërat.

Bashkimi Evropian vendosi deri më 31 tetor embargon e përkohshme për importin e farërave të të gjitha llojeve të familjes së fasuleve (bathëve) nga Egjipti, të cilat konsiderohen si fajtoret e mundshme të përhapjes së sëmundjes. Por specialistët e Botës së Vjetër nuk nxitojnë për ti deklaruar farat e mbira (germinated), të cilat konsiderohen ushqim shumë i shëndetshëm dhe gëzojnë popullaritet të madh në Evropë, si burim të infeksionit intestinal E. coli. Ata mendojnë se kjo mbetet akoma për tu përcaktuar.

Në Rusi deri tani nuk është regjistuar asnjë rast prekjeje nga ky infeksion akut.

0Në parim, sëmundja intestinale në verë në mbarë botën është një gjë krejtësisht e zakonshme dhe çdo vit mjekët kujtojnë mbi domosdoshmërinë e respektimit të rregullave elementare të higjienës. Por këtë verë specialistët rekomandojnë larjen me kujdes të veçantë të duarve dhe larjen e perimeve me ujë të nxehtë. Ndërsa me qëllim që ti shmangen prekjes nga infeksioni misterioz intestinal mjekët këshillojnë të gjithë njerëzit për të mos ngrënë perime të freskëta (të pa përpunuara në mënyrë termike). Shëndeti, natyrisht, është më i shtrenjtë, por ç’verë është ajo pa perime të freskëta?

Maria Domnickaja