Nuk përjashtohet edhe mundësia e ndërtimit të degës së tretë të gazsjellësit “Nord Stream” (“Rryma Veriore”), deklaroi Kryeministri Vladimir Putin në kombinatin metalurgjik të qytetit Magnitogorsk (Ural), në përgjigje të pyetjes së iu drejtua mbi perspektivat e kërkesës për prodhimin e tubave atje.

Ai kujtoi, se dega e dytë e tubacionit “Nord Stream”, e cila bashkon Rusinë dhe Gjermaninë nëpërmjet fundit të Detit Balltik, tashmë po ndërtohet. Radhën e ka tani realizimi i gazsjellësit “South Stream” (“Rryma Jugore”), i cili do të shtrohet nëpër fundin e Detit të Zi. Ai destinohet për të çuar gazin në Evropë.

0Putin vizitoi kombinatin metalurgjik në lidhje me përurimin atje të unizës së re të petëzimit të ftohtë të metalit.