Sberbank planifikon të nënshkruajë deri në fund të muajit marrëveshjen ligjërisht të detyrueshme për blerjen e Volksbank International, filialit evropianolindor të grupit bankar austriak AG Oesterreichische Volksbanken. Për këtë u njoftoi gazetarëve në Moskë Kreu i bankës më të madhe të Rusisë Herman Gref.

0Sberbank e Rusisë deklaroi të enjten se dokumenti mbi kushtet kryesore të blerjes së këtij filiali u nënshkrua në Vjenë nga Sberbank dhe të gjithë aksionerët e Volksbank International.