SHBA filluan tërheqjen e trupave të veta nga Afganistani. Sot nga ky vend u larguan 650 ushtarakët e parë amerikanë, të cilët janë dislokuar në provincën Parwan, në verlindje të Kabulit, njoftoi përfaqësuesi i komandës. Ai saktësoi se grupi në fjalë nuk do të zëvendësohet më me asnjë tjetër.

0Tani kontingjenti amerikan në Afganistan numëron rreth 100 mijë veta. Në qershor Presidenti Barack Obama deklaroi se aty nga fundi i vitit ky kontingjent do të reduktohet me 10 mijë veta.