Shpëtuesit ndërprenë operacionet e kërkimit të njerëzve të mbytur në anijen me motor “Bullgaria”, e cila u fundos më 10 korrik në ujërat e Vollgës. Pasi kontrolluan me kujdes gjithë kuvertën, kabinat, hambarët dhe mjediset teknike, ata arritën të nxjerrin në sipërfaqe 113 pasagjerë të vdekur. Si të humbur pa lënë gjurmë cilësohen 16 veta. Po vazhdon monitorimi i gjithë sipërfaqes ujore të rezervuarit Kuibishev - linjës breglumore dhe ishujve pranë vendit të tragjedisë. Vetë anijen po e përgatisin për ta ngritur në sipërfaqe.

Në prag Kryeministri rus Vladimir Putin zhvilloi mbledhjen në Kazan kushtuar hetimit të rrethanave të katastrofës. Tani është e domosdoshme të kuptohet se çfarë u bë shkak i tragjedisë, e cila për një kohë fare të shkurtër mori jetët e më tepër se 100 vetave dhe se çfarë duhet bërë që aksidente të tilla të mos përsëriten më kurrë, tha Vladimir Putin: “- Është e tmerrshme që ne detyrohemi të paguajmë një çmim të tillë kaq të shtrenjtë për papërgjegjshmërinë, moskokëçarjen, indiferencën, lakminë, për shkeljet e rënda të rregullave të sigurisë teknologjike. Unë pres që organet e ruajtjes së rendit të zhvillojnë një hetim të hollësishëm, të plotë dhe objektiv të tragjedisë dhe të vlerësojnë veprimet e të gjithë personave zyrtarë përgjegjës. Si ndodhi kështu që kompania pa licencë për aktivitet turistik, pa licencë për shfrytëzim të mjetit lundrues zhvillonte aktivitetin e vet pa kurrfarë pengesash? Kush e autorizoi veprimtarinë e saj? Si e lanë të dalë nga porti anijen me probleme teknike? Ku ishte në këtë kohë “Rostehnadzor” (Shërbimi Federal për Mbikëqyrjen Ekologjike Teknologjike dhe Atomike), po “Rostransnadzor” (Shërbimi Federal për Mbikëqyrjen në Fushën e Transportit)? Ku ishin gjithë këto dikastere?”, - tha Vladimir Putin.

Këtyre pyetjeve do të jenë të detyruara ti përgjigjen organet e ruajtjes së rendit si dhe komisioni qeveritar për dhënien e ndihmës familjeve të viktimave e të dëmtuarve dhe likuidimin e pasojave të tragjedisë që ndodhi me anijen “Bullgaria”, i cili u krijua me porosi të Presidentit Dimitri Medvediev. Do të zhvillohet inspektimi i plotë i anijes. Atë tashmë po e përgatisin për ta ngritur në sipërfaqe, tregoi Shefi i Dikasterit për Marrëdhëniet me Mediat të Ministrisë së Mbrojtjes civile dhe Situatave të emergjente të Tartarstanit Andrei Rodigin: “- Po zhvillohet puna përgatitore për ngritjen e anijes, u hermetizua i gjithë korpusi i saj. Për në zonën e tragjedisë po vazhdojnë të lundrojnë mjete dhe pajisje suplementare: nga Gelenxhiku tashmë mbërriti një automobil me pontoons (mjete që shërbejnë për mbajtjen e ngarkesave të rënda në sipërfaqen e ujit), nga Moska - kamioni me dy pompa për pompimin e ujit nga anija. Për në vendin e tragjedisë po nxitojnë edhe 2 vinça lundrues. Mbërritja e tyre pritet aty nga mesdita e 16 korrikut”, - raportoi Andrei Rodigin.

0Pikërisht këta vinça lundrues dhe destinohen të ngrenë nga uji anijen 700 tonëshe “Bullgaria”. Siç pritet, operacioni për ngritjen e saj në sipërfaqe do të fillojë të shtunën (më 16 korrik) më 17.00 sipas orës së Moskës.

Olga Denisova dhe Nina Dimitrieva