Në qarkun e Arkhangelskut (në veri të pjesës evropiane të Rusisë) janë përfshirë nga flakët rreth 8 mijë hektarë pyje. Gjendja e jashtëzakonshme është shpallur në 6 rajone të vendit. Në disa nga ato zjarri po i afrohet pikave të banimit. Nën rrezik të madh ndodhet aeroporti i Arkhangelskut.

0Në luftën kundër fatkeqësisë natyrore janë hedhur desantët-parashutistë të ardhur nga Lindja e Largët dhe Siberia. Nga  Moska mbërriti aeroplani zjarrfikës, i cili është i pajisur me një sistem ujëhedhës me kapacitet deri në 42 tonë ujë. Në shuarjen e zjarreve janë përfshirë gjithashtu edhe helikopterët. Si shkaqe të shpërthimit të zjarreve pyjore janë evidentuar vapa anomale dhe faktori njeri.