Ekipi rus “KAMAZ-Master” i drejtuar nga Firdaus Kabirov - 2 herë fitues i garës automobilistike “Dakar” - kryeson auto-rally “Rruga e Mëndafshit-2011” në klasën e kamionëve. Rivali i tij më i afërt, që e ndjek këmbë-këmbës atë, Ales Loprays nga Çekia mbetet pas rusit me 55 minuta.  

0Të shtunën rally do të përfundojë në Krasnaja Poliana - në Qendrën turistike të skive malore të Soçit - kryeqytetit të Lojërave Olimpike Dimërore të vitit 2014.