“Askush në NATO nuk mund të thotë se ekziston të paktën ndonjëfarë plani veprimesh në rast se papritmas Gaddafi do të vendosë, të themi, nesër të largohet nga pushteti”, - deklaroi Përfaqësuesi i përhershëm i Rusisë pranë NATO-s Dimitri Rogozin në intervistën e vet dhënë gazetës ruse “Izvestia” («Известия»).

0Ai theksoi gjithashtu se jo të gjithë anëtarët e NATO-s pajtohen me veprimet e Aleancës në Libi. “Polakët dhe gjermanët deri tani mbajnë një qëndrim tejet të tendosur, të kujdesshëm ndaj veprimeve britaniko-franceze. Operacioni i Francës për hedhjen e armëve nga ajri kryengritësve shkaktoi gjithashtu debate, biseda të pakëndshme në mesin e aleatëve”, - tha diplomati rus.