Shpëtuesit ndaluan operacionet e kërkimit të njerëzve në anijen e fundosur “Bullgaria”. Anija me motor iu dorëzua specialistëve që do të merren me ngritjen e saj në sipërfaqe. Drejt vendit të tragjedisë po lundrojnë pajisjet e posaçme për këtë operacion. Është planifikuar që puna për ngritjen e anijes të fillojë të shtunën. Supozohet që ajo të vazhdojë rreth 5 ditë. Anija është fundosur në brinjë.

0Zhytësit për pesë ditë me radhë kanë nxjerrë në sipërfaqe trupat pa jetë të pasagjerëve të mbytur në anije. Është konfirmuar zyrtarisht vdekja e 113 vetave. Të mbyturit e tjerë apo të mbijetuarit po i kërkojnë në ishujt aty pranë dhe në afërsi të brigjeve të lumit. Zona e tragjedisë po monitorohet edhe nga ajri.