Kuzhina politike
   
 
   
 
   
 
   
 
   
 
Nëndetëset e reja spanjolle pas zhytjes nën ujë nuk do të mund të dalin më në sipërfaqe
Sateliti ekuadorian rrezikohet nga raketa ruse
Pëllumbi më i shpejtë në botë u shit për 400.000 $
Rusia do të testojë një raketë balistike të bazimit nënujor
Në Norvegji pritet përmbytja më e fortë për 50 vitet e fundet
Politikë Ekonomia Mass media Sociale Shkenca dhe teknologjitë Kulturë Sport Bashkëpunimi Sigurimi Konfliktet

Mikhail Kutuzov: sallata e strategut dhe kafeja e diplomatit

Fragment teksti: Kuzhina politike (65 materiale)
Tags/Etiketa: Kuzhina politike
 
15.07.2011, 11:39
Printo artikullin Dërgoja një miku Shtoni në Blog
Strategu i madh rus Mikhail Kutuzov © Foto: ru.wikipedia.org
Strategu i madh rus Mikhail Kutuzov © Foto: ru.wikipedia.org

Prijësi ushtarak Mikhail Golenishchev-Kutuzov njihet para së gjithash në Rusi si Hero i Luftës Patriotike të vitit 1812 dhe ngadhnjimtar mbi Napoleonin, i cili dëboi Perandorin francez nga toka ruse. Ndërsa në traditën e kuzhinës në Rusi gëzon megjithatë më tepër popullaritet torta “Napoleon”. Megjithëse ekziston edhe torta me arra, e cila është quajtur me emrin  e Kutuzovit. Por është më pak e njohur se e para.

Ekziston edhe sallata që mban emrin e strategut të madh rus Kutuzov. Besohet bile se recetën e kësaj sallata e shpiku vetë Mikhail Kutuzov. Midis përbërësve të sallatës janë: mish i zier viçi, sardele të kripura (anchvies), harengë, gurmaz lope, panxhar i zier, karrotë, selino, kastraveca, kërpudha të marinuara.

Kutuzov, siç dëshmonin bashkëkohësit e tij, gjatë gjithë jetës së vet nuk hante kurrë vetëm. Dhe sa më shumë mysafirë të kishte rreth tryezës, aq më të lumtur e ndjente veten ai dhe vinte në qejf të madh. Pikërisht kjo mikpritje dhe bujari e tij ishin shkaku i vetëm që ai nuk vuri kurrë pasuri të madhe. Por Kutuzov as që e vinte fare ujin në zjarr për këtë, meqenëse pasuria nuk ishte aspak qëllim i jetës së tij.

Akademiku Tarle shkruante: “Kutuzov ishte hero i vërtetë rus, patriot i madh, strateg i shkëlqyer, gjëra këto që dihen nga të gjithë. Por ai ishte përveç kësaj edhe diplomat i madh, fakt ky që nuk është fort i njohur”.

Mikhail Kutuzov përmbushi me sukses të madh misionin e vet në Prusi: vetëm për 2 muaj qëndrimi në Berlin ai arriti ta tërheqë atë në anën e Rusisë në luftën kundër Francës.

Në vjeshtë të vitit 1792 Kutuzov u nis për në Kostandinopojë për zhvillimin e bisedimeve me Sulltanin e Turqisë. Është mjaft interesant fakti, se dhuratë për Sulltanin Kutuzovit i dhanë me vete 24 ananasë, të rritur në serrat e tokave të reja, të cilat iu bashkuan Rusisë. Pasi u kthye nga Kostandinopoja Kutuzovi fitoi namin e njohësit të shkëlqyer të kafesë turke.

Mikhail Kutuzov gëzonte besimin e plotë dhe respektin e Perandoreshës Ekaterina e Dytë. Ndryshe nga shumë aristokratë të tjerë të afruar të oborrit mbretëror diti të ruajë pozitat e veta edhe gjatë sundimit të Carit Pavli i Parë.  Ai ishte ndër njerëzit e fundit që patën ngrënë darkë me Perandorin para vrasjes së tij më 11 mars të vitit 1801. Në fillim të gostisë Cari Pavli i Parë ishte fort i ngrysur në fytyrë, nisi menjëherë të pinte dhe shumë shpejt pas kësaj u deh paq. Për këtë darkë me kalimin e shumë viteve Kutuzov i tregoi gjeneralit Alekandër Lanxheron: “Atë mbrëmje ne po darkonim me Carin. Rreth tryezës ishin 20 të ftuar... Pas përfundimit të darkës ai po fliste me mua dhe, pasi hodhi vështimin nga pasqyra, e cila reflektonte një shëmbëlltyrë të  shtrembëruar, të deformuar, tha duke qeshur:,,Pasqyrë e çuditshme kjo. Unë e shoh në të veten me qafë të thyer (përdredhur)“. Nuk kaluan as 2 orë pas kësaj darke kur Perandorin Pavel e vranë gjatë grushtit të shtetit në pallatin mbretëror.

Bashkëkohësit vinin në dukje se Mikhail Kutuzov ishte i vetmi person, të cilit iu dha rasti të kalonte darkën e fundit edhe me Perandoreshën Ekaterina e Dytë, edhe me Carin Pavli i Parë.

Përkatësisht temës

 


Materialet e fundit

 

Artikujt më të klikuar

 

Opinioni juaj

Çfarë i motivon njerëzit që të dalin në rrugë dhe të shtien me armë mbi kalimtarët?
Kopjoni simbolet e pasqyruara në figurë

Shkarko figurë tjetër
 

Tags/Etiketa


Kuzhina politike
 
 
© 2005-2013 Radiokompania Shtetërore e Federatës Ruse "Zëri i Rusisë"
Informacioni për realizimin e kontaktin me neReklama
 
Rambler's Top100