Elektrostacioni atomik në Busher duhet të fillojë nga puna në verë, njoftoi për Agjencinë ITAR-TASS një burim në MPJ të Rusisë. Sipas fjalëve të tij, “çdo gjë po shkon ekzaktësisht sipas grafikut, komplikacione nuk ka”.

Diplomati shpreson se përfundimi i përpjekjeve shumëvjeçare për realizimin në jetë të projektit të elektrostacionit atomik në Busher do të vlerësohet nga të gjithë, ndër të tjera edhe si kontribut në forcimin e regjimit të mospërhapjes bërthamore. Ai theksoi se Irani, po ashtu si dhe të gjitha shtetet e tjera, ka të drejtë për përdorimin e energjisë bërthamore për qëllime paqësore.

Elektrostacioni atomik në Busher po ndërtohet me ndihmën e specialistëve rusë.