Grupit të shtizave të flamujve të vendosur përpara selisë së OKB-së në Nju Jork iu shtua edhe një tjetër. Javën e kaluar Këshilli i Sigurimit i rekomandoi Asamblesë së Përgjithshme pranimin e Sudanit të Jugut (Southern Sudan) në OKB-së. Ky shtet i ri afrikan u bë anëtari i 193 i bashkësisë ndërkombëtare.

Republika shpalli pavarësinë e vet më 9 korrik, gjashtë muaj pas zhvillimit të referendumit për vetëvendosje. Gjatë votimit 98% e elektoratit të kësaj ish-province të Sudanit votoi për shkëputjen nga Veriu. Rusia dhe Shtetet e Bashkuara shpallën mbi njohjen e Sudanit të Jugut. Pas tyre këtë Republikë e njohën edhe një sërë shtetesh të tjera. Pikërisht kjo dhe i lejoi Presidentit të vendit Salva Kiir për të bërë kërkesën zyrtare për anëtarësim në OKB-në.

Rruga e Sudanit të Jugut drejt pavarësisë nuk ishte aspak lehtë. Ajo u parapri nga vite të gjata lufte civile. Në vitin 1983 shpërthyen përleshjet e armatosura midis Veriut mysliman dhe Jugut kryesisht të krishterë të Sudanit. Specifika e këtij vendi konsiston në atë, se veriorët i përkasin fiseve arabe, kurse jugorët - janë përfaqësues të popullatës indigjene të Afrikës. Bashkësia ndërkombëtare arriti të ndalojë gjakderdhjen në vitin 2005 në këtë vend. Dhe po atëhere me ndërmjetësinë e OKB-së filloi përgatitja për vetëvendosjen e pjesës jugore të shtetit. Përpjekjet diplomatike, ndërsa më kryesorja, durimi dhe qëndrueshmëria e ndërmjetësve lejuan zgjidhjen e konfliktit në mënyrë paqësore, theksoi Përfaqësuesi i posaçëm i Presidentit të Rusisë për bashkëpunimin me vendet afrikane Mihaill Margellov. “- Arritja e këtij rezultati është, natyrisht, meritë kolosale e OKB-së dhe Bashkimit Afrikan. Por, ndër të tjera, edhe e kontributit rus.  Sepse gjatë tre viteve të fundit ne kemi ndërmarrë në mënyrë direkte përpjekje të mëdha me qëllim që të arrihej ndarja paqësore. Dhe kjo fatmirësisht ndodhi. Të dyja palët treguan urtësi politike, durim dhe qasje strategjike ndaj të ardhmes së vet. Tani gjëja më e rëndësishme është të vërehet se ç’do të sjellë për këtë vend dita e nesërme”, - tha Mihaill Margellov.

0Anëtarësimi në OKB krijon për Sudanin e Jugut mundësinë e zhvillimit të tij qëndrueshëm. Ky është një territor ku mund të organizohet një bujqësi e bazuar mbi teknologjitë e larta. Në të ka shumë burime të pasura nafte. Kështu që investitorët potencialë, midis të cilëve edhe Rusia, e vërejnë me interes të madh këtë vend.

Aleksandër Vatutin