Shkarko audiofailin

Shqyrtimit të një çështje të pazakontë ia hyri të enjten Gjykata Administrative e qytetit Köln. Farmacistja 68-vjeçare Elke Koller kërkon heqjen e 20 bombave amerikane nga depot ushtarake të aerodromit Bϋchel, të Rheinland-Pfalz. Atë e mbështet Seksioni gjerman i Shoqatës Ndërkombëtare të Avokatëve Kundër Armëve Bërthamore.

Reliket amerikane të epokës së konfrontimit Lindje-Perëndim janë shpërndarë gjithkund nëpër Evropë. Përveç Gjermanisë arsenale bërthamore mund të gjenden në Holandë, Belgjikë, Itali, Turqi. Kryesisht këto janë bomba bërthamore aviacioni, gjithsej 200 - të vjetëruara prej kohësh, me përdorim të kufizuar operacional. Madje edhe dikush nga zyrtarët e lartë të Pentagonit pranoi: nuk ka kurrfarë domosdoshmërie për mbajtjen e bombave në Evropë, SHBA mund ti mbrojnë aleatët e vet në NATO me ndihmën e armëve të dislokuara përtej kufijve evropianë.

E megjithatë, amerikanët nuk nxitojnë aspak ti tërheqin në atdheun e vet këto bomba. Argumentet në favor të mbajtjes së tyre ia venë në dispozicion me gatishmëri e zell të madhe Uashingtonit anëtarët e rinj të NATO-s, para së gjithash, vendet pranë Balltike (Letonia, Lituania, Estonia). Atje deklarojnë se bombat janë garantues i rëndësishëm i pavarësisë së tyre, meqenëse pa to atyre u kanoset okupacioni rus. “Veteranëve” të NATO-s u vjen turp të përsërisin marrëzi të tilla.

Ndërsa Pentagoni shtiret sikur e merr seriozisht shqetësimin e fqinjëve të Rusisë dhe kërkon nga Kongresi caktimin e një shume prej 200 miliardë $. Ndër të tjera edhe për modernizimin e këtyre bombave e kapsollave bërthamore (warhead) të vjetëruara prej kohësh. Por ç’kuptim kanë shpenzime të tilla, aq më tepër në epokën e anemisë financiare të SHBA? Mendimin e vet në lidhje me këtë e shprehu për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” analisti politik rus Valentin Falin: “- I gjithë problemi konsiston në atë, se për sa kohë që SHBA do të vazhdojnë ta konsiderojnë NATO-n si pjesë të strategjisë së vet globale, ato do ta trajtojnë Evropën si një nga rajonet kryesore të interesave të veta, ku ata në rast lufte globale duhet të kenë të gjitha llojet e armatimeve, duke përfshirë edhe armët bërthamore. Tani problemi i vetëm konsiston në atë, nëse do të vazhdojnë të mbajnë ato stoqe armatimet e veta bërthamore në territorin e Gjermanisë apo do ti zhvendosin ato në Bullgari ose Rumani. Por ka shumë mundësi edhe në territorin e Kosovës. Shenja të asaj, se Shtetet e Bashkuara po ndryshojnë strategjinë e vet, nuk evidentohen.

0Kështu që, me sa duket nga të gjitha, avancimi drejt botës së denuklearizuar, të premtuar nga Laureati i Çmimit Nobel Barack Obama, është shtyrë për më vonë.

Sergei Guk