Kina nuk përjashton mundësinë e nënshkrimit që këtë vit të marrëveshjes mbi furnizimet e gazit rus, deklaroi në konferencën për shtyp në Pekin për mediat ruse Zëvendësministri i Jashtëm kinez Cheng Guoping. Sipas fjalëve të tij, kjo mund të ndodhë gjatë takimit të kryeministrave të dy vendeve në Pekin.

0Meqenëse projekti është afatgjatë, shumë i gjerë dhe i kushtueshëm kompanive të dy vendeve u duhet kohë për koordinimin e çdo detaji, veçanërisht çmimet e gazit, tha diplomati kinez.