Mbi një rritje të konsiderueshme të sulmeve të piratëve në dete dhe oqeane flitet në raportin e publikuar në Londër të Byrosë Ndërkombëtare Detare. Për gjashtë muajt e vitit në vazhdim janë regjistruar 226 sulme ndaj anijeve - në krahasim me 196 të periudhës analogjike të vitit të kaluar. 60% e tyre janë kryer nga piratët somalezë.

0Sipas njoftimeve të marra deri në fund të qershorit, ata mbajnë peng 20 anije dhe 420 veta. Në raportin në fjalë vihet në dukje se për piratët vazhdon të mbetet, si dhe më parë, më atraktiv Gjiri i Adenit, nëpër të cilin lundrojnë çisternat e naftës nga e gjithë bota.