Sot Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të zhvillojë mbledhjen në të cilën, siç pritet, pa votim do të miratohet rezoluta mbi pranimin e Sudanit të Jugut (Southern Sudan) në OKB. Pas kësaj delegacioni i shtetit të ri të pavarur do të zerë 6 vendet e destinuara për të në sallën e mbledhjeve të Asamblesë së Përgjithshme. Kështu, pas kësaj në OKB do të hyjnë tashmë 193 vende.

0Sudani i Jugut shpalli pavarësinë e vet më 9 korrik pas zhvillimit të referendumit për vetëvendosje. Pjesa më e madhe e elektoratit votoi për shkëputjen nga veriu dhe për formimin e shtetit të pavarur.