Rusia dhe SHBA nënshkruan Marrëveshjen mbi birësimin, ranë dakort për lehtësimin e regjimit të vizave dhe për të vazhduar dialogun në lidhje me sistemin amerikan të mbrojtjes antiraket (MAR) në Evropë. Të tilla janë rezultatet kryesore të vizitës zyrtare 3-ditore të Kreut të MPJ të Rusisë Sergei Lavrov në SHBA.

Marrëveshja mbi birësimin u përgatit në afate shumë të shkurtra - për 1 vit, 1 muaj dhe 2 ditë. Një marrëveshje e ngjashme midis Romës dhe Moskës u përgatit për 4 vjet. Puna mbi këtë dokument filloi pas asaj kur një nënë birësuese amerikane e hipi në aeroplan dhe e nisi vetëm për në Rusi djalin e adoptuar 7-vjeçar me një shënim në xhep - “Ai nuk më duhet mua më”. Që nga ajo kohë skandalet me pjesëmarrjen e birësuesve amerikanë filluan të bëhen gjithnjë e më të bujshme. Kjo është arsyeja përse Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov në ceremoninë e nëshkrimit të Marrëveshjes mbi birësimin theksoi në mënyrë të veçantë si vijon: “- Dokumenti përmban dispozita të tilla që lejojnë bërjen të sigurt se prindërit adoptues janë psikologjikisht dhe mendërisht të qëndrueshëm dhe se ata janë testuar nga komisionet kompetente të autorizuara nga qeveria e SHBA. Përveç kësaj, ai u siguron diplomatëve rusë akses në familjet që kanë birësuar fëmijët nga Rusia”, - tha Sergei Lavrov.

Në kundërshtim me parashikimet nuk u arrit të nënshkruhet marrëveshja mbi thjeshtëzimin e regjimit të viave midis Rusisë dhe SHBA. Siç la të kuptohet Ministri Lavrov, kanë mbetur për tu përpunuar disa detaje teknike. Ai siguroi se kjo marrëveshje do të hyjë në fuqi “me siguri të plotë brenda këtij vit, shumë më shpejt kohës së Krishtlindjeve”. Sekretarja Amerikane e Shtetit Hillary Clinton theksoi interesin e palës amerikane për liberalizimin e kësaj sfere të marrëdhënieve bilaterale: “- Kjo është shumë e rëndësishme për biznesmenët, të cilët do të kenë mundësi të udhëtojnë shumë herë midis dy vendeve tona  gjatë një periudhe 36 mujore duke përdorur një vizë të vetme. Një regjim analogjik do të përhapet edhe mbi studentët, kurse zyrtarët e qeverisë do të marrin viza 1-vjetore me shumë kalime”, - tha Hillary Clinton.

Negociatat në lidhje me “pikat e nxehta” nuk sollën kurrfarë sensacionesh. Në konferencën përfundimtare për shtyp Sergei Lavrov kujtoi se Libia është një nga ato çështje, në lidhje me të cilat qëndrimet e Rusisë dhe SHBA jo gjithmonë përkojnë. Ai saktësoi, se kjo ka të bëjë me atë se sa konkretisht zbatohen rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Por Moska dhe Uashingtoni janë plotësisht dakort me mendimin se në Libi duhet të fillojë sa më shpejt që të jetë e mundur procesi politik. Ministri konfirmoi gjithashtu se Rusia do të kontribuojë në çështjen e vendosjes së dialogut politik në Siri midis autoriteteve dhe opozitës. Ndërsa pyetjes së gazetarit amerikan: “Përse ju nuk doni të dënoni Udhëheqësin sirian Bashar al-Assad? - Lavrov iu përgjigj kështu: “- Diplomacia nuk ekziston për atë që vetëm të dënosh dhe të fitosh momentalisht pikë politike. Diplomacia destinohet për zgjidhjen e problemeve, ndërsa vetëm me dënim - pa ofruar ndonjë program, rend dite konstruktiv - ne nuk do të mund të arrijmë dot asgjë qoftë në Siri apo kudo tjetër”.

0Për shkak të mosmarrëveshjeve ekzistuese në lidhje me çështjet e sistemit të MAR në Evropë palët nuk mundën të bien dot dakort për kohën e vizitës së Presidentit Barack Obama në Moskë - ajo do të ishte e nevojshme në qoftë se presidentët do të mund, për shembul, të nënshkruanin gjatë saj deklaratën e përbashkët për MAR. Vërtet, siç deklaroi Sergei Lavrov, Barack Obama ripohoi sërish dëshirën e SHBA për dialog me Rusinë në lidhje me MAR.

Konstantin Garibov