Përfaqësuesi i posaçëm i presidentit rus për Afrikën Mihaill Margellov i quajti të dyshimta informatat e zbulimit amerikan në lidhje me atë, se forcave qeveritare të Libisë po u mbarojnë municionet.

0Margellov kujtoi, se Gaddafi nuk ka vënë akoma në përdorim asnjë nga raketat “tokë-tokë”, të cilat i ka me bollëk të madh, dhe njoftoi me referim tek fjalët e Kryeministrit libian, se në qoftë se kryengritësit do të tentojnë të marrin Tripolin, atëhere është plotësisht i mundur përdorimi i tyre. Vërtet mungesë municionesh për tanket dhe artilerinë trupat e armatosura të Gaddafit mund të provojnë aktualisht, por raketa Koloneli ka mjaft, mendon eksperti rus.