Ekspozita Ndërkombëtare Innoprom-2011 po zhvillohet për herë të dytë në Ekaterinburg (Ural). Vizitorët e saj do të kenë mundësi të njihen me zhvillimet më të fundit në sferën e energjetikës, mbrojtjes së mjedisit, farmaceutikës, transportit.

Kompanitë më të mëdha ruse dhe të huaja, duke përfshirë edhe DuPont, Rosneft, Fondi “Skolkovo”, Swissmen e shumë të tjera, do të prezantojnë risitë e tyre. Në këtë Ekspozitë do të paraqiten gjithsej 27 firma, ndër të tjera edhe nga Danimarka, Hungaria, Italia, Kina, SHBA, Finlanda, Franca, Çekia etj.

0Në të pritet të nënshkruhen rreth 40 marrëveshje me shumë të përgjithshme deri në 2 miliardë $.