“Gazprom” dhe “Beltransgaz”, e cila është operatore e sistemit të transportit të gazit të Bjellorusisë, do të vazhdojnë në shtator negociatat mbi blerjen nga “Gazprom” të 50% të aksioneve të kompanisë bjelloruse dhe lidhjen e kontratave të reja për furnizimet e gazit të Rusisë dhe tranzitit të tij.

0Për këtë arritën në marrëveshje Kreu i Bordit drejtues të “Gazprom” Aleksei Miller dhe Zëvendëskryeministri i Bjellorusisë Vladimir Semashko.