“Kryqi i Kuq” i Bullgarisë ofron organizimin e pushimeve në bredgetin e Detit të Zi të vendit për fëmijët e mbijetuar në tragjedinë me anijen “Bullgaria”.

Në një letër adresuar Kryetares së “Kryqit të Kuq” të Rusisë Raisa Lukutcova-s, homologu i saj bullgar Hristo Grigorov njofton se pala bullgare është e gatshme të pranojë fëmijët në kampin veror në shtator. Të gjitha shpenzimet për akomodimin dhe pushimet e rusëve të vegjël në Bullgari i merr përsipër “Kryqi i Kuq” i Bullgarisë.

0“Ne jemi të gatshëm të organizojmë kampin veror për fëmijët e prekur nga tragjedia në Vollgë, për tu dhënë atyre mbështetje sociale dhe psikologjike dhe  ndihmë në rehabilitimin e plotë”, - thuhet në letrën e sipërpërmendur.