Sipërmarrësit rusë të IT (Information Technology) Juri Milner dhe Alisher Usmanov do të investojnë në micro-blogging shërbimin e “Twitter” 400 milionë $. Ata planifikojnë të blejnë 5% të aksioneve të këtij burimi, i cili hyn në 10-shen e site më me popullaritet në botë.

“Twitter” (emri i të cilit përkthehet si “ligjërim, cicërimë” ) u themelua në vitin 2006 dhe aktualisht ka më tepër se 200 milionë përdorues. “Një popullaritet i tillë kaq i madh rrit vlerën e tregut të këtij burimi dhe e bën atë mjaft atraktiv për investitorët”, - tha për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” eksperti për mediat Anton Korobkov-Zemlianski: “- Në qoftë se do ta vlerësojmë për nga pikëpamja biznesit, atëhere Twitter, po ashtu se dhe Facebook, BKontakte, është një nga rrjetet më në rritje, më premtuese në botë. Sigurisht, tani është me leverdi të investohen paratë në këto rrjete, me qëllim që nesër të mund ti shesësh aksionet e tyre me çmime shumë më të larta”, - thotë Anton Korobkov-Zemlianski.

Por megjithatë interesi i rusëve ndaj “Twitter” nuk është vetëm ekonomik. “Ky burim është instrument ideal për politikën. Me ndihmën e tij është shumë e lehtë, e përshtatshme të mësosh mbi ngjarjet në botë dhe të shkëmbesh informacion”, - vazhdon më tej eksperti rus për mediat Anton Korobkov-Zemlianski: “- Në qoftë se do ta vlerësojmë për nga pikëpamja politike, mund të arrihet në kokluzionin, se është plotësisht e mundur që me blerjen e aksioneve të “Twitter” Juri Milner po përgatit bazën për intervencionin informativ rus. Ndërsa në të ardhmen “Twitter” mund të shihet si instrument i propagandës informative. Dëshmi të kësaj janë faktet vijuese: Barack Obama këto ditë mbajti një konferencë shtypi në “Twitter”; Dimitri Medvediev i kushton vemendje mjaft aktive “Twitter”. Dhe nëse udhëheqësit botërorë janë account të këtij rrjeti, atëhere ata, ndoshta, lidhin shpresa të mëdha me audiencën moderne proaktive, e cila e përhap informacionin me shpejtësi rrufe”, - tha Anton Korobkov-Zemlianski.

0Sipas rejtingut të “Twitter-it” rusishtfolës - “Twirate”, microblogging i Presidentit të Rusisë Dimitri Medvediev renditet në vendin e parë. Mbajnë një qëndrim jashtëzakonisht serioz ndaj burimit në fjalë, si ndaj instrumentit të politikës botërore, Barack Obama, Nicolas Sarkozy, Anders Fogh Rasmussen, David Cameron dhe shumë të tjerë. Account zyrtare në të janë organizata të tilla si OKB-ja, NATO, OSBE-ja si dhe strukturat qeveritare - Shtëpia e Bardhë, Departamenti Amerikan i Shtetit, Parlamenti britanik, MPJ e Rusisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Bujqësisë të Federatës Ruse. “Në botën e sotme me “Twitter” për nga shpejtësia (operativiteti) dhe përmasat e auditorit nuk mund të krahasohet asnjë nga mediat. Audienca e tij është më e lartë se ajo e kanaleve televizive informative BBC dhe CNN. Një tendencë e ngjashme mund të fillojë të ketë vend edhe në Rusi: “Twitter” mund ti bëjë konkurrencë televizionit, gjë kjo që është mjaft aktuale në dritën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale”, - konkludoi Anton Korobkov-Zemlianski

Marina Vollkova