Rusia ka nevojë për investime në infrastrukturë, deklaroi Presidenti Medvediev në qytetin periferik të Moskës - Kollomna. Së bashku me Presidenten e Zvicrës Micheline Calmy-Rey ai mori pjesë në ceremoninë e përurimit të uzinës së çimentos, e cila ndodhet në pronësi të Grupit zviceran Holcim.

0“Të gjitha ato që pashë këtu më impresionuan pa masë. Ky prodhim i përgjigjet të gjitha kërkesave më moderne”, - tha ai. Rusia aktualisht po i kushton një vemendje të veçantë zhvillimit të infrastrukturës, kujtoi Dimitri Medvediev, dhe çimento i nevojitet shumë asaj.