Ish-Kryeministrja e vendit Julia Timoshenko ngriti padi në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (ECHR) kundër Ukrainës. Ajo kërkon pranimin e ndjekjes së vet penale si të paligjshme dhe të tillë që bie në kundërshtim me disa nene të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

0Në momentet aktuale kundër ish-Kryeministres në Ukrainë janë ngritur 3 çështje penale për shpërdorim detyre nga ajo. Tani një nga gjykatat e Kievit po shqyrton çështjen që ka të bëjë me nënshkrimin nga Julia Timoshenko në vitin 2009 të marrëveshjes së gazit me Rusinë.