Në rajonet qendrore të Rusisë po rikthehet vapa anomale. Ekspertët premtojnë se do të bëjë mot mjaft i nxehtë, por përsëritje të skenarit të tmerrshëm të vitit të kaluar nuk do të ketë megjithatë. Motin e nxehtë dhe të thatë do ta sjellë me vete anticikloni nga Afrika e Veriut dhe rrymat e ajrit nga Azia Qendrore.

Në jug të vendit tashmë kanë marrë zjarr pyjet: vetëm për muajin qershor u dogjën 4 milionë hektarë. Bile dhe në Arktik tashmë që prej një jave po mban një temperaturë rreth + 30 gradë. Gjatë 30 viteve të fundit klima në planet ka ndryshuar në mënyrë të qenësishme. Ndodhi ngrohja gjithsej vetëm me 1 gradë. Por pikërisht kjo gradë dhe është fajtore për sjelljen e paparashikueshme të motit. Ndërsa më kryesorja - filloi të evidentohet më qartë modeli i një rregullsie të tillë: në qoftë se diku bën vapë anomale, kjo do të thotë se në një vend tjetër bën i ftohtë anomal, tregoi për Radiokompaninë “Zëri i Rusisë” Drejtuesi i Programit të Klimës të WWF Aleksei Kokorin: “Po bën mot i nxehtë në Evropën Lindore dhe në Rusinë Veriore. Por edhe në Moskë tani është shumë më vapë se norma sezonale. Temperatura normale për korrikun është 23 gradë ditën dhe 13 gradë natën. Gjatë kohës së vapës së tmerrshme të vitit të kaluar në Rusi në Afrikën e Jugut bëri një mot anomalisht i ftohtë, bile ra dëborë. Dhe rezultoi se në vendin tonë temperatura ishte 9 gradë mbi atë normale, kurse atje 9 gradë nën normë. Ndërsa pastaj gjithçka u kthye në vendin e vet: tek ne bënë ngrica të mëdha”, - tha Aleksei Kokorin.

Në hemisferën jugore tani po bën vërtet mot i ftohtë. Në Brazil po fiksohen temperatura nën zero gradë, bie borë dhe shira të akullt. Dhe kjo tendencë ka gjasa të vazhdojë, konfirmon eksperti. Shkak i kësaj është faktori antropogjen: ndotja kimike e atmosferës prish ekuilibrin e temperaturave. E vetmja mënyrë për ndreqjen e situatës është reduktimi i sasisë së emetimeve të CO2 në atmosferë.

Kurse Moskën këtë javë e pret një mot i nxehtë, konfirmon specialisti i Qendrës së Motit Fobos Leonid Starkov: “- Përsëritje të vapës anomale të verës së vitit të kaluar nuk pritet as në korrik, as në gusht. Por në periudha të veçanta gjatë 5-7 ditësh temperatura do të jetë në mënyrë të ndjeshme më e lartë se norma”, - tha Leonid Starkov.

0Ndërkohë, rritje ekstremale të temperaturave po regjistrohen në gjithë kontinentin. Në Londër + 32 gradë, në Paris + 35 gradë, në Barcelonë + 40 gradë Celsius.

Aleksandra Zaharova